Përndiqte një 13-vjeçare, arrestohet 50-vjeçari nga Gramshi

  • E.k /
  • 15 May 2024 - 15:11
Përndiqte një 13-vjeçare, arrestohet 50-vjeçari nga Gramshi

Policia e Gramshit, ka arrestuar një 50-vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare, përcjell “Kosova Sot Online”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.

“Komisariati i Policisë Gramsh, arrestoi në flagrancë shtetasin A. Ç., 50-vjeç, banues në Gramsh, pasi dyshohet se ka përndjekur një 13-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)