Scholz: Berlini është i gatshëm ta mbështes Beogradin për normalizimin e raporteve me Kosovën

  • A.P /
  • 15 May 2024 - 18:09
Scholz: Berlini është i gatshëm ta mbështes Beogradin për normalizimin e raporteve me Kosovën

Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz ka thënë se Berlini është i gatshëm ta mbështes Beogradin për normalizimin e raporteve me Kosovën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit. Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar kreu i qeverisë gjermane.

Më poshtë letra plotë

I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për marrjen e detyrës.

Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ju uroj shumë suksese dhe fat të mirë për sfidat që kemi përpara.

Përshëndetje të përzemërta,

Olaf Scholz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.

(Kosova Sot Online)