
Gërvalla: Kur numrat flasin ndërsa të paditurit nuk heshtin

Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, pasi ka thënë se “Gërvalla s’i ka marrë as 50 vota”, i është kundërpërgjigjur ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka nxjerrë të dhënat e KQZ-së për zgjedhjet e fundit, e ku si pjesë e listës së Vetëvendosjes kishte marrë 71 mijë e 720 vota, ndërkohë që kreu i PDK-së, s’ka marrë as 16 mijë vota në vitin 2021.
“Kur numrat flasin, ndërsa të paditurit nuk heshtin”, ka shkruar Gërvalla.
(Kosova Sot Online)