Raportohet për përmbytje në Itali, Francë e Gjermani

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 15:30
Raportohet për përmbytje në Itali, Francë e Gjermani

Shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë po godasin rreth pjesës veriore të Italisë, Francës dhe Gjermanisë, derisa jugu i Italisë është goditur nga një valë e pazakontë e të nxehtit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Veriu i Italisë u godit nga disa stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm, duke i lënë të përmbytur disa rajone, përfshirë Paduan dhe Vicenzan.

Ekipet e emergjencë janë mobilizuar, duke përdorur mjete të ndryshme transportuese për të shpëtuar banorët nëpër shtëpitë e mbuluara nga uji.

Guvernatori i rajonit të Venetos e ka  përshkruar situatën në terren si “bombë uji”. Erërat që frynin me shpejtësi nga 150 deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar dëme materiale në Borgo Mantovano të Lombardisë.


(Kosova Sot Online)