Policia po i kërkon burrë dhe grua nga Prizreni

  • A.P /
  • 20 May 2024 - 18:21
Policia po i kërkon burrë dhe grua nga Prizreni

Policia ka publikuar fotografitë e një burri dhe një gruaje të shpallur në kërkim për shpërdorim të pasurisë së huaj, që ka ndodhur në rrugën “William Walker” në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar ata.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personave të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore Prizren, me qëllim identifikimit dhe lokalizimin të tyre lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Personat kërkohen , për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj ” e cila ka ndodhe me 19.04.2024 në rrugën “William Woker ” në Prizren. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.


(Kosova Sot Online)