Aeroplani bën ulje emergjente në Tiranë pasi një pasagjer pret venat e dorës

  • A.P /
  • 22 May 2024 - 16:03
Aeroplani bën ulje emergjente në Tiranë pasi një pasagjer pret venat e dorës

Mesditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, avioni i linjës “Lion-Stamboll” ka bërë ulje emergjente, për shkak se një pasagjer ka prerë venat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia sqaron se shtetasi afgan me iniciale M. N., 40 vjeç, ka dëmtuar venat e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën. 

(Kosova Sot Online)