Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije

  • E.K /
  • 23 May 2024 - 15:31
Bajrami: Qeveritarët tanë kanë shpenzuar mesatarisht 8800 euro në ditë për ushqim dhe pije

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Kurti gjatë vitit të kaluar ka shpenzuar 3.2 milionë euro për dreka zyrtare apo mesatarisht 8 mijë e 800 euro në ditë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Për këto të dhëna, ajo i është referuar një raporti financiar të Ministrisë së Financave. Sipas saj, në këtë raport figuron se janë shpenzuar edhe 3.1 milionë euro për mobilie për zyre dhe 139 mijë euro për blerje të telefonave.

Bajrami ka shkruar se partia në pushtet duhet të japë llogari edhe para qytetarëve që po i varfëron çdo ditë.

(Kosova Sot Online)