Tajani: Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën

  • A.P /
  • 24 May 2024 - 16:39
Tajani: Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën

Kosova duhet t’i respektojë zotimet që i ka bërë me Evropën në raport me Serbinë, ka deklaruar zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ritheksoj se Prishtina duhet t’i respektojë zotimet që ka bërë me Evropën, veçanërisht në lidhje me komunitetet që jetojnë në veri të Kosovës dhe janë komunitete serbe. Pra, zotimet e marra duhet të respektohen në çdo rast”, deklaroi Tajani.

“Ribashkimi i Ballkanit me Evropën është një prioritet për qeverinë italiane dhe të gjitha qeveritë e BE-së”, tha ministri i jashtëm italian Tajani në Forumin e sotëm të Biznesit Itali-Serbi në Trieste. 

(Kosova Sot Online)