Kurti: Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira të vendit tonë

  • E.K /
  • 25 May 2024 - 15:02
Kurti: Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira të vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i lumtur për përfundimin me sukses të regjistrimit të popullsisë, theksuar se kjo është një etapë shumë e rëndësishme e progresit të vendit tonë dhe padyshim se këtij suksesi i gëzohemi të gjithë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët kanë hapur dyert dhe zemrat e tyre për regjistruesit, për të cilët tha se kanë mbledhur të dhëna të rëndësishme që do të ndihmojnë në planifikimin e ardhshëm.

“Të dhënat e mbledhura do të jenë baza për politika, strategji e vendime më të mira, për një zhvillim edhe më të hovshëm e më të qëndrueshëm të vendit tonë. Në veçanti i falënderoj edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për bashkëpunimin. Së bashku mund të arrijmë gjithçka, të jemi edhe të numëruar edhe të lumtur”, tha kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.

(Kosova Sot Online)