![](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/04/200x200_Petar-Petkoviq-600x3601712231054.jpg)
Arrestohet një polic i Kosovës i cili sillej si 'gangster'
![Arrestohet një polic i Kosovës i cili sillej si 'gangster'](/uploads/kosova-sot/images/2024/May/25/auto_policia-e-kosoves-600x3601716631513.png)
Raportohet se një polic në Gjakovë është arrestuar dje, pasi i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën penale “Kanosje”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje rreth orës 19:00 nga Policia e Kosovës në Gjakovë se një zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) është i përfshirë si i dyshuar në një rast të kanosjes”, thuhet në komunikatën e Inspektoratit Policor të Kosovës.
Ai është ndaluar për 48 orë dhe është suspenduar.
“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “kanosje”. Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.”
(Kosova Sot Online)