
Sot moti në Kosovë do të jetë me vranësira e me diell

Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)