Gjakovë: Dyshohet se vodhën ari në një shtëpi, arrestohen dy persona

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 11:52
Gjakovë: Dyshohet se vodhën ari në një shtëpi, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar dje në Gjakovë pasi dyshohet se kishin vjedhur stoli në një shtëpi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“VJEDHJE E RËNDË- Gjakovë / 11.05.2024 – 14:00. Më 27.05.2024 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar dy meshkuj kosovarë për arsye se të njëjtit dyshohet se kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës prej ku kishin vjedhur stoli ari në vlerë te konsiderueshme. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)