17-vjeçarja dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital

  • E.k /
  • 28 May 2024 - 14:30
17-vjeçarja dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital

Një 17-vjeçare është paraqitur pranë spitalit të Gramshit, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

17-vjeçarja vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, rreth orës 14:30, në spitalin e Gramshit, është paraqitur për të marrë mjekim, një shtetase 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 17-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

(Kosova Sot Online)