
LDK: Kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, në fund të caktohet data e zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës dje ka njoftuar se Këshilli i Përgjithshëm ka miratuar qëndrimin e Lumir Abdixhikut dhe të kryesisë për zgjedhjet e parakohshme “kryeministri duhet të japë dorëheqje për dështimet e tij në çdo fushë, pastaj të bëhet shpërndarja e Kuvendit dhe krejt në fund të caktohet data e zgjedhjeve”, përcjell “Kosova Sot Online”.
LDK poashtu ka aprovuar kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve nëpër degët e partisë.
Është vendosur që në listën e kandidatëve për deputetë të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK’së.
“Gjatë kësaj mbledhje, Këshilli i Përgjithshëm aprovoi kuotën e ndarjes së nominimeve për listën e deputetëve, nëpër degët e Lidhjes Demokratike. Në listën e kandidatëve për deputetë, do të jenë të gjithë kryetarët e komunave të LDK-së; kjo për arsye që e djathta të jetë sa më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme të Kosovës të cilat nuk kanë të bëjnë vetëm me fatin e LDK-së, por fatin e Republikës dhe gjeneratave që vijnë.”
(Kosova Sot Online)