Humb jetën fëmija 1-vjeçar në Prishtinë si pasojë e një aksidenti trafiku

  • A.P /
  • 29 May 2024 - 19:06
Humb jetën fëmija 1-vjeçar në Prishtinë si pasojë e një aksidenti trafiku

Si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur sot në Hajvali të Prishtinës, një fëmijë i lindur në vitin 2023, ka humbur jetën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 13:00, kami pranuar informatën për një aksident trafiku që ka ndodhë në Hajvali.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një  person (lindur në vitin 2023). Rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)