'Tërbohen' sorrat, sulmojnë qytetarët në Prishtinë

  • A.P /
  • 30 May 2024 - 19:30
'Tërbohen' sorrat, sulmojnë qytetarët në Prishtinë

Si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga sulmet e sorrave,  26 persona janë drejtuar në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Një qytetare në Dardani është sulmuar nga një sorrë dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

E njëjta ka ndodhur edhe me një qytetare tjetër e cila është detyruar të marrë edhe një vaksinë kundër infeksionit që mund të shkaktohet pas plagëve.

Nga fundi i muajit prill deri në mes të qershorit, sorrat janë më agresive kur mbrojnë zogjtë e tyre.

(Kosova Sot Online)