
Kurti udhëton drejt Turqisë, atje do të pritet nga presidenti turk

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, si dhe do të takohet me Ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan
Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
(Kosova Sot Online)