
Ministri turk: Ne përkrahim sovranitetin e Kosovës, një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil

Në Stamboll po mbahet Forumi Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ministri turk i Tregtisë, Omer Bolat tha se shpreson që marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Turqi do të bëhen më të bereqetshme në kohët që po vijnë.
Ndër tjerash, ai u shpreh se Turqia përkrah integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
“Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”, tha ai.
(Kosova Sot Online)