
Kryetarët e komunave do të takohen nesër me Vjosa Osmanin

Nesër pritet të mbahet takimi i Këshillit të Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës e ku do të merr pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në këtë takim, një fjalë rasti për sfidat dhe preokupimet e komunave do ta mbajë kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu.
Ndërsa, ndër temat që do të diskutojnë Kryetarët e Komunave me Presidenten Osmani janë:
Roli i Komunave në parandalimin e dhunës me bazë gjinore
Roli i pushtetit lokal në zhvillimin e turizmit në Kosovë
Bashkëpunimi mes Presidencës dhe Komunave në realizimin e projekteve
Sfidat e Komunave në qeverisjen lokale.
(Kosova Sot Online)