
Fushë Kosovë: Vdes një burrë, u lëndua të dielën në një aksident

Një person ka ndërruar jetë që u lëndua në një aksident trafiku të dielën në Fushë Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".
Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“Fushë Kosovë / 02.06.2024 – 20:00. Lidhur me rastin, nga familjarët është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte nën përkujdesje mjekësore ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)