Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi

  • A.P /
  • 07 June 2024 - 17:52
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj një serbi

Prokuroria Speciale ka ngritur sot aktakuzë kundër të pandehurit M. P. i nacionalitetit serb, shtetas i Republikës së Kosovës dhe po ashtu i Serbisë, për shkak të dyshimit “të bazuar mirë” se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria tha se vepra penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile” është e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të  Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të Lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave Reshat Daçaj, Binak Daçaj, Fatmir Bojaxhiu.

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme, ndërkaq i pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim të ri nga ana e Gjykatës.

(Kosova Sot Online)