Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’është distancuar asnjëherë nga Millosheviqi dhe Putini

  • E /
  • 11 June 2024 - 11:03
Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’është distancuar asnjëherë nga Millosheviqi dhe Putini

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Economist Impact në Prishtinë, është pyetur edhe për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti në fjalën e tij ka përmendur të gjitha benefitet që serbët e Kosovës i kanë të garantuara me Kushtetutë dhe ka thënë e Kosova dëshiron integrimin e serbëve.

Kurti ka thënë se Kosova duhet të jetë republikë demokratike.

“Kosova është republikë demokratike. Kemi të drejta për minoritetet shumë të avancuara. Ka dhjetë vende rezervë në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare. 10 nga 38 komuna janë me shumicë serbe. 17 % e anëtarëve të Kuvendeve komunale në gjithë Kosovën janë serbë. Bashkëpunojnë mirë. Kam ministrin Nenad Rashiq. Kam 3 zv.ministra. dhe duam integrimin e serbëve. Po shqiptarët janë pothuajse 93 % e popullsisë, por kemi edhe pakicat e tjera që duam t’i respektojmë.Duam të bashkëpunojmë mirë me të gjithë. Duam të krijojmë republikë demokratike në bazë të qytetarëve dhe jo në baza etnike.Nevojitet të bashkëpunoj rinia dhe biznesmenët”, ka thënë Kurti.

“Problemet që kemi s’kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet i kemi me Beogradin që s’është distancuar asnjëherë nga Millosheviqi dhe Putini”, ka thënë Kurti tutje.

(Kosova Sot Online)