Vitia: Shëndetësisë publike së shpejti do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj, 200 infermierë të profileve të ndryshme

  • E.k /
  • 11 June 2024 - 14:50
Vitia: Shëndetësisë publike së shpejti do t’i shtohen mbi 300 punonjës të rinj, 200 infermierë të profileve të ndryshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se së shpejti 300 punonjës të rinj do t’i shtohen shëndetësisë publike, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia bëri të ditur se tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj, përkatësisht për 200 infermierë të profileve të ndryshme si infermierë të përgjithshëm, mami, teknik radiologjike, teknik farmacie, laborantë mjekësorë e fizioterapeutë.

Postimi i plotë:

Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike

Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.

200 infermierë të profileve të ndryshme si:

Infermierë të përgjithshëm

Mami

Teknik radiologjie

Teknik farmacie

Laborantë mjekësor

Fizioterapeutë

20 punëtorë mbështetës administrativ

8 ndihmës

Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë!

Konkurse tjera do të pasojnë…

Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.

(Kosova Sot Online)