
Osmani: Më 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë të lirë, në këtë luftë UÇK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në parakalimin e FSK-së dhe të PK-së për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit ka thënë se në këtë ditë të çlirimit nderojmë sakrificën e popullit tone, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Sot jemi bashkë për të festuar një nga ditët më domethënëse në historinë e shtetit tonë, 12 Qershori, Ditën e Çlirimit. Në këtë ditë nderojmë trimërinë sakrificën dhe shpirtin e palëkundur të popullit të Kosovës, popull i cili luftoi trimërisht për lirinë që e gëzojmë sot”, tha presidentja Osmani.
“Lufta jonë nuk ishte vetëm e jona. Në Kosovë në vitin 1999 u mbrojt e drejta e popujve për të qenë i lirë. Në këtë luftë UÇK ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës. Gratë dhe burrat trima morën armët për ta mbrojtur të drejtën ton për të ekzistuar”, nënvizoi e para e vendit.
(Kosova Sot Online)