Mot sot i ndryshueshë dhe i freskët

  • E.k /
  • 14 June 2024 - 07:45
Mot sot i ndryshueshë dhe i freskët

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot moti në osovë parashihet të jetë i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet19-22 gradë Celsius.

Sipas, Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.

(Kosova Sot Online)