Zogaj: Rrethit të madh po i shtohet krahu i 5-të, do të jetë qasje e lehtë për lagjen Arbëria

  • E /
  • 14 June 2024 - 08:00
Zogaj: Rrethit të madh po i shtohet krahu i 5-të, do të jetë qasje e lehtë për lagjen Arbëria

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se rrethit të madh po i shtohet edhe krahu i pestë, përcjell “ Kosova Sot Online”.

Zogaj ka thënë se ky investim do të liroj komunikacionin dhe do të lehtësoj qasjen e lehtë për në lagjen Arbëria.

“Rrethit të madh po i shtohet krahu i 5-të i munguar për vite të tëra! Ky investim i joni, do ta liroj komunikacionin dhe do të jetë qasje e lehtë për lagjen Arbëria!”, ka shkruar Zogaj.

(Kosova Sot Online)