
Vdes në rrethana të dyshimta veterani i njohur UÇK-së

Raportohet se veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet Thaçi, është ndarë nga jeta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
I ndjeri ishte edhe nënkryetar i Shoqatës së Invalidëve të luftës së UÇK-së.
Thaçi u gjet pa shenja jete në Llapushnik të Drenasit, në rrethana të dyshimta.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë dhe ka bëtë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit i cili e ka cilësuar rastin është dërguar në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)