Konkluzionet e Bislimit: Masat ia kanë vlejtë, situata në Veri si nata me ditë, si me ndërtu një shtet prej fillimi atje

  • S.A /
  • 19 June 2024 - 11:57
Konkluzionet e Bislimit: Masat ia kanë vlejtë, situata në Veri si nata me ditë, si me ndërtu një shtet prej fillimi atje

Zv/ kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.

Ai ka folur për masat e vendosura ndaj Kosovës.

Sipas tij këto masa i kanë sjellë dëme Kosovës por tha se ia ka vlejt që nuk kanë lëshuar pe sepse situata në veri është shumë më ndryshe sesa 2-3 vite më herët.

“Po filloj me konstatimin që masat janë vendosur më 28 qershor, dmth ende si kemi një vit. Po pajtohna që masat i kanë sjellë dëme Kosovës… në situatën që kemi qenë atëherë ne është dashur të marrim vendim ose me heqë dorë nga sovraniteti në veri ose me pagu një çmim për insistimin tonë për vendosjen e sovranitetit në veri. Ne mendojmë që ia ka vlejtë për arsye se situata sot në veri është si nata me ditë me situatën e para dy tri viteve. Merre metodat e pagesës, merre energjinë, rrugët ilegale, kultivimin e kanabisit, zgjedhjet e Serbisë, targat. Dmth është si me ndërtu një shtet tjetër që nga fillimi, dmth kjo ia ka vlejt edhe pesë herë shumën që po e diskutojmë, ia ka vlejtë mos me lëshu në këtë drejtim pe po them se kërkesa ka qenë me lëshu pe. Kërkesa ka qenë ti me dalë në zgjedhje, me i fitu zgjedhjet edhe mos me shku në zyre tënde për arsye se Radojciqi po don ti mos me shku në zyrë. E tash ne nashta masat i kemi pagu por Radojçiqi është në arrati, gjithë Evropa e konsideron si kriminel”, tha Bislimi.

Dikush nga opozita i tha “ju folni në telefon me të [Radojçiqin]”.

“Unë s’foli në telefon me të, neise tash ju keni nevojë për qito deklarata”, tha ai.