
Nik Gjeloshaj nga Hamburgu: O sa mirë me qenë shqiptar

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, njëherësh ministër për Zhvillim Ekonomik i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ka publikuar një fotografi nga Hamburgu, përcjell “Kosova Sot Online”.
“O sa mirë me qenë shqiptar!”, ka shkruar ai.
Me këtë fotografi ai ka shprehur mbështetjen nga Shqipërisë, që sot do të luajë kundër Kroacisë në kuadër të “Kampionatit Evropian 2024”.
(Kosova Sot Online)