
U gjet e mbytur në liqenin e Fierzës, policia e Kukësit identifikon viktimën

Policia e Kukësit ka identifikuar trupin e pajetë të 30-vjeçares që u gjet dje e pajetë në liqenin e Fierzës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas bluve, bëhet fjalë për vajzën me iniciale E.A, me banim në fshatin Pojan të Korçës.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases E. A., 30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.
(Kosova Sot Online)