Kurti flet për ndeshjen Kroaci- Shqipëri: Pjesa e parë ishte e jona

  • A.P /
  • 19 June 2024 - 17:25
Kurti flet për ndeshjen Kroaci- Shqipëri: Pjesa e parë ishte e jona

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar ndeshjen e sotme mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të cilën ai shkoi që ta shikojë në Hamburg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka shkruar në Facebook se pjesa e pare ishte e Shqipërisë, ndërsa e dyta e Kroacisë.

Kurti ka shtuar se “ëndrra vazhdon”.

“Çfarë Shqipërie që na mbush ndjenja dhe entuziazëm! Pjesa e parë ishte e jona. Pjesa e dytë e Kroacisë. Në fund u ndamë me nga një pikë secila.

Atmosferë që nuk përsëritet me lojë të bukur futbolli.

Ëndrra vazhdon!”


(Kosova Sot Online)