Vjosa Osmani takohet me Pirc: Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë

  • E.k /
  • 20 June 2024 - 14:39
Vjosa Osmani takohet me Pirc: Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pirc-Musar, në margjinat e Samitit të Paqes për Ukrainën që u mbajt në Zvicër, këtë javë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani ka thënë se Kosova është krenare për partneritetin e saj me Slloveninë.

“Në Samitin e Paqes, ishte kënaqësi të takohesha me miken time të dashur, presidenten sllovene, Natasha Pirc-Musar”.

“Kosova është krenare për partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë!”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)