Vërmicë: Arrestohet një turk, tentoi ta korruptoj policin me 10 euro

  • E.k /
  • 22 June 2024 - 09:38
Vërmicë: Arrestohet një turk, tentoi ta korruptoj policin me 10 euro

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë, 21.06.2024-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti i ka ofruar 10 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)