
Në ora 17:00 pritet përkeqësim i motit – Rama: Punëtorët te lirohen më herët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar sërish përkeqësim të motit në Prishtinës rreth orës 17:00, përcjell “Kosova Sot Online”.
Rama ka thënë se ka bërë kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00.
“Dje kanë punuar deri në orët e vona në pjesë të ndryshme të kryeqytetit. Më herët e bëra edhe një kërkesë për institucionet publike dhe private, ju lutem që t’i lirojnë punëtorët më herët se në ora 16:00, për shkak të shirave të dendura dhe të mos ketë trafik”, tha Rama.
(Kosova Sot Online)