Prishtinë: Arrestohet 15 vjeçari, e sulmoi fizikisht motrën e tij

  • E.k /
  • 26 June 2024 - 10:56
Prishtinë: Arrestohet 15 vjeçari, e sulmoi fizikisht motrën e tij

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 15 vjeçar në Hajvali të Prishtinës, pasi dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo ka pranuar tretman mjekësor.

I dyshuari pas intervistimit dhe kontrolles te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë.

“Hajvali, Prishtinë / 25.06.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar 15 vjeçar për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit dhe kontrollës te psikiatri me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)