
Nga shembja e çatisë në një aeroport, një i vdekur dhe tetë të lënduar

Një çati në aeroportin e Delhit është shembur pas shiut të dendur, duke vrarë një person dhe duke lënduar tetë të tjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Videot në internet tregojnë shtylla të mëdha që mbështesin çatinë duke përplasur makinat e parkuara përgjatë Terminalit 1 të aeroportit, raporton BBC.
Të gjitha fluturimet nga terminali janë pezulluar deri në një njoftim të dytë, thanë autoritetet e aeroportit.
(Kosova Sot Online)