
Vdekja e Ismail Kadaresë, Osmani shpall në Kosovë ditë zie 3 korrikun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 3 korrik 2024, të shpallet ditë zie shtetërore, me rastin e vdekjes së shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ditën kur edhe do të varroset Ismail Kadare.
Zyra për Media e Presidencës njofton se Protokolli i Shtetit ngarkohet që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
(Kosova Sot Online)