Alarmi për bombë në Aeroport, deklarohen nga policia
Policia e Kosovës ka informuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, pas alarmit për bombë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci ka thënë se pas kontrolleve nga njësitet e specializuara, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Sot rreth orës 10:30, Policia e Kosovës ka marrë një informatë ndërlidhur me kërcënimet për shpërthim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Njësitet policore u janë përgjigjur menjëherë këtyre kërcënimeve duke dalë në vendngjarje, dhe duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për të garantuar sigurinë. Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ai.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën. Ne vlerësojmë bashkëpunimin dhe durimin e qytetarëve si dhe personelit të aeroportit gjatë kësaj kohe”, tha ndër të tjera ai.
(Kosova Sot Online)
