KRU “Gjakova” inspekton në teren kyçjet ilegale, ka një apel tek konsumatorët

  • E.k /
  • 02 July 2024 - 15:37
KRU “Gjakova” inspekton në teren kyçjet ilegale, ka një apel tek konsumatorët

KRU “Gjakova” njofton se ka identifikuar në terren keqpërdorues të rrjetit të ujësjellësit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me anë të një njoftimi në Facebook, bëhet e ditur se gjatë këtyre ditëve ekipi i kontrollit gjatë inspektimit ka identifikuar kyçje ilegale kryesisht në fshatin “Cërmjan”, po ashtu keqpërdorim i ujit është hasur dhe në fshatin “Shengjergj” – Komuna e Prizrenit, si dhe një dyqan në Gjakovë që ushtron veprimtarinë e bukëpjekësit.

Në njoftim është bërë apel tek konsumatorët që të tregojnë përgjegjshmëri në shfrytëzimin e drejtë të shërbimeve nga rrjeti i Ujësjellësit të KRU "Gjakova".

(Kosova Sot Online)