Pse Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë?

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 10:03
Pse Hungaria anuloi vizitën e ministres së Jashtme të Gjermanisë?

Tensionet diplomatike po përshkallëzohen midis Gjermanisë dhe Hungarisë pasi Budapesti anuloi një takim midis Ministrit të Jashtëm, Peter Szijjarto dhe homologes gjermane, Annalena Baerbock, i cili ishte planifikuar të hënën në Budapest, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Anulimi i pazakontë i minutës së fundit erdhi pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe liderë të tjerë të Bashkimit Evropian kritikuan ashpër udhëtimin e kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Moskë, ku të premten u takua me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pasardhësja e Borrellit, Kallas: Orban në asnjë mënyrë nuk e përfaqëson BE-në gjatë vizitës së tij në Moskë

Baerbock planifikoi të kritikonte takimin e liderit hungarez me atë rus gjatë një vizite në Budapest të hënën. Por “për habinë tonë, pala hungareze e anuloi” takimin me Szijarto “me një njoftim të shkurtër”, tha një zyrtar i Ministrisë së Jashtme gjermane, raporton politico.

(Kosova Sot Online)