E rëndë/ Shembet ndërtesa në këtë vend, humbin jetën disa persona

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 11:21
E rëndë/ Shembet ndërtesa në këtë vend, humbin jetën disa persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indi, ku nga shembja e një ndërtese kanë humbur jetën të paktën shtatë persona, ndërsa dyshohet edhe të tjerë kanë mbetur të bllokuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin perëndimor indian të Gujarat, ndërsa dyshohet se ka persona të bllokuar në ndërtesë.

Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën, ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar.

Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende informacion mbi shembjen e ndërtesës, ose cfarë mund ta ketë shkaktuar.

(Kosova Sot Online)