Osmani takon Blinken-in: Aleanca me SHBA-të një gurthemel për stabilitetin

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 17:44
Osmani takon Blinken-in: Aleanca me SHBA-të një gurthemel për stabilitetin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar në Washington në forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në kuadër të Samitit të NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shefja e shtetit sot ka publikuar një fotografi bashkë me Sekretarin Blinken, të cilin e ka falënderuar për pritjen dhe diskutimin e mbajtur në kuadër të forumit.

Osmani ka thënë se aleanca me SHBA është gurthemel për stabilitetin dhe për të ardhmen globale.

“Aleanca me SHBA-të nuk është vetëm një dëshmi e vlerave dhe parimeve tona të përbashkëta demokratike, por edhe një gurthemel për stabilitetin dhe prosperitetin global”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)