1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

  • E.k /
  • 10 July 2024 - 15:09
1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se për 1000 euro bursë vjetore për studentët që zgjedhin të studiojnë në programin Gjuhë Shqipe ose në programin Letërsi Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kurti ka njoftuar se konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve tashmë është i hapur.

“Ju ftojmë që të aplikoni në këto programe dhe të përfitoni bursën studentore”, shkruan Kurti.

(Kosova Sot Online)