Ministria e Shëndetësisë del me njoftim pas vapës së madhe

  • A.P /
  • 10 July 2024 - 19:20
Ministria e Shëndetësisë del me njoftim pas vapës së madhe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një postimi në Facebook, MSh-ja tha se duhet t’u përmbaheni rekomandimeve të kësaj ministrie, por edhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në njoftimin e kësaj ministrie bëhet thirrje që të pini më shumë ujë gjatë ditës dhe të vishni rroba të lehta, të gjëra dhe me ngjyra të lehta.

(Kosova Sot Online)