
Ja kush është i dyshuari që plagosi sot një person

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë ditën e sotme, pasi i njëjti mësohet se ka shtënë me armë drejt një personi tjetër, duke e plagosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Personi, 54-vjeçar nga fshati Popolan i Suharekës ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit, duke u transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, dhe pas tretmanit mjekësor ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Personi që plagosi 54-vjeçari nga Poplani i Suharekës është Agron Basha.
Si rrjedhojë e kësaj, Policia ka identifikuar të dyshuarin ku dhe më pas është arrestuar.
Me urdhër të Prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit.
(Kosova Sot Online)