
Policia jep detaje për 3 vjeçarin që vdiq në Rahovec: Dera e hekurt e mbështetur në muri u rrëzua dhe e goditi viktimën

Një fëmijë 3 vjeçar dje ka ndërruar jetë në Rahovec pasi i kanë rënë dyert e hekurta të oborrit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se dera e hekurt ishte e mbështetur për muri, është rrëzuar dhe e ka goditur viktimën.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Rahovec / 14.07.2024-20:05. Në emergjencën e Spitalit Rajonal Gjakovë nga prindi është sjellur një fëmijë – viktimë mashkull kosovar i moshës tre vjeçar me lëndime të rënda trupore, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se aksidentalisht një derë e hekurt e mbështetur nga muri është rrëzuar dhe ka goditur viktimën. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”
(Kosova Sot Online)