Bashkimi Evropian: Kosova urgjentisht ta themelojë Asociacionin

  • A.P /
  • 15 July 2024 - 20:33
Bashkimi Evropian: Kosova urgjentisht ta themelojë Asociacionin

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që “urgjentisht” ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është urgjentisht e nevojshme që të përmbushet ky detyrim”, thotë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Por Qeveria po refuzon që ta dërgojë në Kushtetuese draftin e BE-së për Asociacionin, duke kërkuar nga BE-ja që atë draft ta dërgojë në Komisionin e Venecias.

Në anën tjetër, sipas presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Asociacioni i pakëson të drejtat e qytetarëve serbë në Kosovës dhe assesi e kundërta.

“Në fakt, sistemi më i avancuar i të drejtave të pakicave ekziston tani në Kosovë, me Kushtetutën aktuale, me ligjet e pakos së Ahttisarit dhe me ligjet e tjera që ne i kemi miratuar si rezultat i marrëveshjeve të dialogut”, ka thënë presidentja për voa me 10 korrik.

“Me Asociacionin, ju siguroj një gjë, vetëm sa pakësohen të drejtat e qytetarëve, dhe fuqizohet një lloj pushteti mbi ta, pra liderët e Asociacionit – të cilët Vuçiç për momentin e ka për qëllim t’i kontrollojë dhe në një njëfarë mënyrë ta bëj Kosovën shtet jo-funksional”, vlerësoi ajo.

(Kosova Sot Online)