
16-vjeçari në Istog plagoset nga tezaku polic, gjendja e tij shumë e rëndë

Një i mitur është plagosur në Istog, ku sipas raportimeve, i dyshuar është tezaku i tij, që është pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka thënë se gjendja e të miturit, i cili po trajtohet në QKUK është shumë e rëndë.
“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, ka thënë shkurtimisht Syla.
(Kosova Sot Online)