Vetëm vila e Radoiçiqit në Ujman kushton 2 milionë euro

  • A.P /
  • 16 July 2024 - 14:01
Vetëm vila e Radoiçiqit në Ujman kushton 2 milionë euro

Vila e ndërtuar ilegalisht në pronë të shtetit është pasuria më e vlefshme e Radoiçiqit, sipas vlerësimit të Agjencisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo përbën më shumë se gjysmën e vlerës totale të pasurive të sekuestruara e të konfiskuara në lidhje me rastin e Banjskës.

Pasuria e të kërkuarit nga organet e drejtësisë në Kosovë është vlerësuar 3 milionë e 430 mijë e 748.50 euro,

Gati dy milionë euro është vlerësuar vila e Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit në Banjskë, e ndërtuar buzë liqenit të Ujmanit.

(Kosova Sot Online)