
Temperaturat e larta në Kosovë: Një qytetar nga Prishtina fërgon specat në tigan në beton

Temperatura të larta po mbizotërojnë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një qytetar në Prishtinë ka kryer një eksperiment.
Sipas faqes “Meteo Ballkan”, qytetari Besim Maksuti, ka fërguar specat në beton dje në Prishtinë.
Maksuti ka treguar se fërgimi është 100% dhe pa asnjë improvizim.
Maksuti ka treguar se tigani me vaj ka qëndruar 6 orë jashtë në beton, ku pastaj i ka vendosur specat me vaj në tigan për tu fërguar.
(Kosova Sot Online)